Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Artan Hoxha: Suel Çela punoi që Edi Rama të marrë mandatin e tretë

Lapsi.al 2 December 2024
Artan Hoxha: Suel Çela punoi që Edi Rama të marrë mandatin

Artan Hoxha foli në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për njohjen me Suel Çelën, të akuzuar nga SPAK si kreu i bandës së Elbasanit. Duke bërë një kronologji të ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan dhe u shpreh se të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të vitit 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot, duke nisur nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë dhe e kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

"Në Shqipëri ka vetëm një grup të fuqishëm, kryeministri i vendit. Kolegët kanë debatuar, jo grupi i Durrësit, jo i Elbasanit. Unë kam thënë ka vetëm një grup, që i komandon të gjithë. Qeveria komandon krimin e organizuar.

Në 2013, ishte aleanca, "bashkohuni qelbësirat". Ministri më jetëgjatë, Saimir Tahiri, mori faturën e kanabizimit dhe Ilir Meta. Në 2021 kur po flasim ne, çfarë ndodhi? Për shkak të akuzave të qeverisë, për lidhje me krimin, unë jam një nga njerëzit që ka furnizuar median ndërkombëtare, kam dalë nga Japonia deri në Kanada. Jam gazetar i trajnuar për t’u infiltruar, kam bashkëpunuar me mediat më të mëdha, kam marrë çmime ndërkombëtare.

Nëse do të hetohet… Në çdo organizatë në Shqipëri, kam komunikuar. Ore mirë unë jam bosi më i madh, e keqja më e madhe. Ti the a është Suel Cela kreu? Është një më i madh, më i madhi fare. Pse është ai kreu? Në zgjedhjet e vitit 2021, e mbani mend se çfarë ndodhi në Elbasan?

Kam thënë po përplasen organizatat kriminale. I mbani mend ngjarjet? Sado të akuzohemi për komplot ndaj kryeministrit, por aty edhe ata të PD ziheshin se kush është me Suelin, por në fakt ai ka punuar me qeverinë. Te mandatin e tretë është aty ai, mos harrojmë.

Të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot. Fillojnë nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë. Kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

Krimin e organizuar e fshin nga faqja e dheut Edi Ramën po të dojë. Po të dalë një njeri të thotë që Suel Çela nuk ka ndihmuar Edi Ramën, por Gaz Bardhin, më thoni një njeri. Ky ka dalë në bulevard, në festën e verës, është vetë aty, nuk ishte në kërkim ai" - tha Hoxha. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

Merr flakë servisi i makinave në Pukë

Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është sh...

20:01

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI