Flash

Bardhi: Kush ndikon në emërimet e Ramës

Lapsi.al 26 November 2024
Bardhi: Kush ndikon në emërimet e Ramës

Dy prej atyre ndaj të cilëve SPAK ka prerë fletë arresti si pjestarë të bandës së Suel Çelës janë edhe dy vëllezër, Marsel dhe Xhino Roka, që i'u panë sot për herë të parë në media.

Në nentor të vitit të shkuar, motra e tute u emërua në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Një burim pranë qarqeve të qeverisë tha pwr Lapsi.al se ajo është një kandidaturë që u ndikua nga eminenca gri, i njohur si "Gysi". Ajo erdhi në këtë post në vend të Ledia Tota, një arkitekte e diplomuar në Politeknikumin e Torinos.  

Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Gaz Bardhi ka bërë një reagim duke u nisur nga njeriu afër Ramës.

SPAK: Suel Çela organizoi atentatin me snajper ndaj Ardian Çapjas

"Kush e emëroi motrën e anëtarëve të bandës së Elbasanit në krye të agjencisë më të rëndësishme shtetërore, në një nga sektorët që rezulton të jetë më i përdoruri për të pastruar paratë e organizatave kriminale – sektori i ndërtimit? Znj. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim"?

Ky detaj që ka veçuar Bardhi është një deduksion logjik i asaj që dinë faktikisht të gjithë, se politika përdor bandat për interesat e saj dhe këtë ua shpërblen duke i dhënë mundësinë të pastrojnë përmes ndërtimit paratë e përfituara nga aktivitetet e tyre kriminale. Vitet e fundit AZHT dhe Këshilli Kombëtar i Territorit kanë qenë në qendër të debateve publike për hovin e madh të lejeve të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet dhe në zonat bregdetare të vendit, ndonëse këto institucione mbulojnë vetëm anën tenkike dhe vendimarrja për kullat shumëkatëshe në Tiranë apo resortet që betonizojnë bregdetin është ekzkluzivisht politike. Por "rastësisht" në këtë vend u emerua në nëntor 2023 një drejtoreshë me lidhje indirekte me grupin e Suel Çelës, e cila kishte mundësinë që për llogari të tij, të hante kumblla dhe dardha pas shpinës së njeriu të vetëm që vendos për çdo leje ndërtimi në këtë vend. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI