Kreu i PD-së Sali Berisha ka zbuluar disa të dhëna për autorin e dytë të vrasjes së Martin Canit, nxënësit të shkollës Fan Noli në Tiranë. Sipas Berishës, adoleshenti mbahet i fshehtë për shkak se prindërit e tij punojnë njëri në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe tjetra si sekretare në SPAK.
Sipas Berishës, babai i të miturit të dytë të përfshirë në vrasje është Maksim Bekaj dhe punon si oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
A e manipuloi policia sulmin me thikë ndaj fëmijëve te “Fan Noli”?
"SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit. Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it" shkruan Berisha duke vazhduar me publikimin e një mesazhi tjetër, që thotë: "Kledjoni eshte djali Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe eshte specialiste e rregjistrave te statistikave ne prokurorin e posacme,ja pra kjo eshte drejtesia e re dhe policia e rilindjes!"
Dëshmia e shokut të Martin Canit
Sipas Luis Meçes, në vendngjarje në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij Mario Perlleshaj, të pranishëm kanë qenë dy persona.
I mituri pretendon se ai dhe Martini nuk janë sulmuar vetëm nga Mario, por dhe nga shoku i këtij të fundit, që 14-vjeçari e përshkruan si një djalë me flokë të gjata.
Luisi tregon se personi i dytë e ka goditur me thikë pas shpine dhe kur është ngritur, ka parë që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër.
Sipas tij, kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë, që sipas tij është burri që e ka ngritur.
“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.
Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”, ka treguar 14-vjeçari për “Review” në Euronews Albania.
Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.
“Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata. Djalin tjetër nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje”, tha ai.
Statusi i plotë i Berishës
SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit.
Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it.
Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit.
⬇️Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhital!
* Pershendetje dr Berisha. Te dy prinderit e te miturit te dyte te dyshuar per vrasjen e minorenit jane punonjes te Spakut te Partise… E jema sekretare ne SKAP babai Maksim Bejkaj eshte agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal
* Pershendetje Dr policia fsheh personin e dyte qe ka marre pjese ne vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rende te Luizit. Ai eshte nxenesi K.B. i ati i tij eshte oficer i BKH. Kurse burri qe ka ngritur per krahesh Martinin para se ta sulmonin me thike eshte babai i Marios por per shkak te lidhjeve me partine dhe pozicionin qe ka hetuesit e fshehin.
* Mirembrama Dr Luizi eshte ne gjendje te rende ka marre gjashte thika nga vrasesit e e Martinit kurse Marion i ati i “ thjeshte” e mbane per nje gervishtje prej nje jave ne spital privat.
* Pershendetje doktor:
Skandal Shtetror,ne vrasjen e 14 vjecarit dhe plagosjen rend te shokut te tij ka qene edhe nje person i tret i cili quhet Kledjan Bekaj,policia e nipit te enverit dje doli me nje deklarat zyrtare qe nuk eshte i perfshire personi qe permendet ne media,nga i Ati i te plagosurit,por ne fakt jo qe ka qene i perfshire por edhe personi kryesor qe ka bere masakren por ky emer jo pa qellim nuk eshte ne dosjen e policise apo prokurorise:
Kledjoni eshte djali Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe eshte specialiste e rregjistrave te statistikave ne prokurorin e posacme,ja pra kjo eshte drejtesia e re dhe policia e rilindjes!
?SHËNIM: Qytetarët dixhital kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.