Flash

Berisha mbron Elton Qynon dhe sulmon Artan Hoxhën: Paguhet nga krimi

Lapsi.al 25 November 2024
Berisha mbron Elton Qynon dhe sulmon Artan Hoxhën: Paguhet nga krimi

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për masat e sigurisë ndaj dy gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno nga SPAK. Në një lidhje nga banesa e tij me emisionin “Të paekspozuarit”, Berisha u pyet se përse sulmoi Artan Hoxhën dhe mbrojti gazetarin Elton Qyno.

“Qëndrimet e mia bazohen në dokumentet që unë disponoj. Në dokumentet e deritanishme, Elton Qyno, i pari gazetar i rrëmbyer nga organizata kriminale, SPAK-u i partisë, nuk kam parë në asnjë rast në asnjë vend, lidhje të tij me krimin.

Elton Qyno, e vërteta është që ka publikuar në shërbim të madh të publikut, dokumenta të cilat implikojnë direkt Edi Ramën dhe ky ka qenë një guxim i merituar. Elton Qyno, në regjistrimet që ka publikuar, ka dhënë në njëfarë mënyrë edhe çelësin për të kuptuar vrasjet shtetërore dhe në çdo rrethanë rrëmbimi i tij ishte një akt anti-kushtetues dhe banditesk. Ju garantoj se dokumentin e parë që do të kisha që faktonte kompromentimin e tij nuk do të shprehesha në atë mënyrë.

Vijmë te gazetari tjetër... Nëse lexon Metamorfozën dhe dosje të tjera, ai është paguar nga Bajri. Ka kryer detyra të ngarkuara nga Bajri. Janë në dosje. Janë të transkriptuara. Lidhur me bandën e Elbasanit, lidhjet janë shumë të vërteta por nuk janë kurrë më shumë se lidhjet e Taulant Ballës me bandën e Elbasanit. Asnjëri prej tyre që është arrestuar. Sot për bandën e Suel Çelës, nuk janë as një e dhjeta e lidhjeve të Taulant Ballës me bandën e Elbasanit dhe bandat e tjera.

Për ta mbyllur, ishte një djalë i ri 23 vjeç që nuk është më, sepse një dorë e zezë i dha një plumb pas veshi. Ky djalë i ri i një familje të nderuar në Devoll, u ekzekutua me plumb pas veshi sepse kishte denoncuar tek gazetari që po flasim, parcelat e kanabisit, drejtorit të policisë. Kjo vrasje makabër nuk u hetua ndonjëherë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI