Flash

3000 vendime legalizimi në 90 ditë, Kadastra përshpejton dosjet

Lapsi.al 15 November 2024
3000 vendime legalizimi në 90 ditë, Kadastra përshpejton dosjet

ASHK vijon të përshpejtojë procesin e legalizimeve, duke u angazhuar për t’u siguruar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje në përputhje me kuadrin ligjor dhe afatet e përcaktuara.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emetuar rreth 3000 vendime për legalizimin e ndërtimeve pa leje gjatë tre muajve të fundit, duke vijuar me intensitet procesin e legalizimeve në të gjithë Shqipërinë.

Ky progres është pjesë e zbatimit të Ligjit nr. 20/2020, që përcakton vitin 2028 si afat përfundimtar për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë.

ASHK vijon punën në terren me mbështetjen e bashkive për identifikimin e zonave prioritare dhe përshpejtimin e procedurave si gjatë verifikimit në objekt ashtu edhe në plotësimin e dosjeve aplikuese.

Për regjistrimin e vendimit, përfituesi mund të aplikojë pas përfundimit të afatit 30-ditor për ankime administrative, përmes portalit e-albania, për shërbimet “Regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit (R2)”, “Lëshim Certifikate Pronësie (L1)”, “Lëshim kopje kartele të pasurisë (I5)” dhe “Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale (I4)”. Aplikimet kryhen lehtë duke ndjekur hapat në profilin personal në portalin e-albania.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI