Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Shehaj: Beqaj si anëtar i bandës. Ka futur në xhep paratë për shëndetësinë

Lapsi.al 12 November 2024
Shehaj: Beqaj si anëtar i bandës. Ka futur në xhep paratë

Kreu i Partisë "Mundësia", deputeti Agron Shehaj e konsideron absurde sjelljen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi kërkoi Power Point dhe më pas të vazhdonte dëshminë.

Deputeti Agron Shehaj në emisionin “Open” në News24 tha se Ilir Beqaj nuk është viktimë, mund të hiqet si viktimë, por në të vërtetë viktimat janë qytetarët.

“Ne duhet të na çudisin politikanët që pasurohen nga pushteti dhe nuk i hyn gjemb në këmbë, dhe jo ata që i shohim me prangat. Është shumë e rëndë ajo që ka bërë, ka vjedhur fondet e shëndetësisë, ndërkohë që ata që shkojnë në spitale nuk kanë ilaçe”, tha Shehaj.

Në vijim, deputeti duke bërë një paralelizëm tha se Beqaj është si anëtari i bandës, që kapet në rrugë dhe më pas banda kujdeset për të.

“Është absurde kjo që ndodhi në Kuvend. Kjo që ndodhi sot tregon se Ilir Beqaj është pjesë e bandës. Ajo që po ndodh është e rëndë, si mundet që një njeri që akuzohet për korrupsion të shkojë në Kuvend dhe të kërkojë poëer point. Ka vjedhur para që duhej të shkonin për ilaçe. Këta në raport me atë që kanë vjedhur, e kanë burgun sikur po rrinë në shtëpi”, tha Shehaj.

Të këshilluara

Beqaj largohet me pranga në duar nga Kuvendi

Ilir Beqaj ka qëndruar gjatë sot në Kryesinë e Kuvendit ku u paraqit në orët e para të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shënde...

20:07

SPAK kërkon 4 vjet burg për Vangjush Dakon

SPAK ka dhënë këtë të martë pretencën për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste. Prokurori i SP...

17:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI