Flash

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

Reagimi për emigrantët në Shqipëri, Musk trazon politikën italiane

Lapsi.al 12 November 2024
Reagimi për emigrantët në Shqipëri, Musk trazon

Elon Musk ka bërë një deklaratë të fortë kundër gjyqtarëve të Gjykatës së Romës, të cilët pezulluan vendimin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit në Shqipëri.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA i referohet komentit që Musk ka bërë në një postim të një përdoruesi që raportonte lajmin me mbishkrimin: "Këta gjyqtarë duhet të largohen."

Kjo deklaratë ka ngjallur debate të ashpra në Itali, duke përfshirë dhe reagimin e Matteo Salvinit, sekretarit të Partisë Lega, i cili e mbështeti qëndrimin e Musk.

"Musk ka të drejtë, unë kam ndaluar zbarkimet dhe tani rrezikoj gjashtë vite burg. E parë nga jashtë, e gjitha kjo duket edhe më e pabesueshme," tha Salvini, duke iu referuar përpjekjeve të tij për të ndaluar zbarkimet e migrantëve.

Nga ana tjetër, opozita italiane ka kërkuar nga kryeministrja Giorgia Meloni që të dënojë deklaratat e Musk dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit dhe Kushtetutën italiane.

Kryetari i Senatit, Ignazio La Russa, u shpreh mbi temën e kthimit të migrantëve nga Shqipëria në Itali, duke e cilësuar si "një çështje shumë të ndërlikuar" që kërkon zgjidhje nga Gjykata Evropiane.

Një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të BE-se që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det ndërsa rasti u referua te Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.

Ky hap pengon zbatimin e vendimit të qeverisë italiane për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes trajtimit në kampet e ngritura në Shqipëri.

Të këshilluara

Beqaj largohet me pranga në duar nga Kuvendi

Ilir Beqaj ka qëndruar gjatë sot në Kryesinë e Kuvendit ku u paraqit në orët e para të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shënde...

20:07

SPAK kërkon 4 vjet burg për Vangjush Dakon

SPAK ka dhënë këtë të martë pretencën për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste. Prokurori i SP...

17:59

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI