Flash

LAJM I FUNDIT/ Dalin projeksionet, shikoni kush kryeson mes Trump dhe Harris

Lapsi.al 6 November 2024
LAJM I FUNDIT/ Dalin projeksionet, shikoni kush kryeson mes Trump dhe Harris

Kanë dalë para pak çastesh projeksionet në dy shtetet e para që kanë mbyllur më herët kutitë e votimit. Mediat amerikane raportojnë se nga numërimi i voatve, në Kentaki ka një fitore të thellë të Donald Trump me 71% të votave ndërsa demokratja Kamala Harris ka vetëm 27% të votave.

Kjo do të thotë që 8 votat e kolegjit elektoral të Kentakit të shkojnë për ish-presidentin republikan. Në këtë shtet nuk ka ndonjë surprizë pasi njihet si mbështetës i republikanëve dhe Trump e kishte fituar edhe në 2020.

Ish-presidenti duket se do të fitojë edhe në Indiana sipas CNN. Ky shtet ka 11 vota elektorale. Në 2020 Trump kishte fituar gjithashtu.

Ish-Presidenti duket se ka marrë fitoren edhe në West Virgina që ka 4 vota elektorale.

Kanë dalë ndërkohë edhe projeksionet për Vermontin që sipas CNN është fituar nga Kamala Harris. Për të shkojnë vetëm 3 vota elektorale. Në 2020 ky shtet u fitua nga Biden.

Pra tashmë rezultati është 23-3 për Trump. Për t’u shpallur president i duhen 270 vota elektorale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Jonufër të Vlorës. Një furgon tip "Benz" është përplasur me një automjet tip "Golf"....

18:15

Sherr me thika në Durrës, plagoset një i ri

Një përplasje fizike midis dy të rinjve në lagjen nr. 6 të Durrësit, ka agravuar në perdorimin e thikës nga njëra palë e dy të rinjve të përfshirë në konflikt. ...

18:00

Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA?

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një komunitet të rëndësishëm dhe sigurisht të angazhuar politikisht. Shqiptarët në Amerikë janë ...

17:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI