Flash

Exit Poll/ Trump mund Harris për çështjet ekonomike

Lapsi.al 6 November 2024
Exit Poll/ Trump mund Harris për çështjet ekonomike

Vetëm rreth 1/3 e votuesve amerikanë në zgjedhjet e këtij viti mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë ose të shkëlqyer. Këto janë rezultatet fillestare të exit poll-it kombëtar të CNN me votues në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Ishin gjysma e të pyeturve që thanë të njëjtën gjë në 2020.

Kjo duket një "fitore" për Trump që akuzon qeverisjen demokrate për rrënim ekonomi. Ishin gjysma e të pyeturve thanë të njëjtën gjë në 2020. Për 1/3 ekonomia nuk është aq e mirë, dhe 1/3 thotë se janë varfëruar.

Vetëm 1/4 e votuesve thonë se ata janë personalisht më mirë se sa ishin 4 vjet më parë, me rreth 45% që thonë se janë më keq dhe rreth 3 në 10 se po bëjnë të njëjtën gjë. Në sondazhet e 2020, rreth 4 në 10 thanë se po ia dilnin më mirë dhe vetëm 20% se ishin më keq.

Në exit poll-in e këtij viti, rreth 1/5 e votuesve thonë se inflacioni u ka shkaktuar atyre dhe familjes së tyre vështirësi të rënda gjatë vitit të kaluar. Më shumë se gjysma thonë se ka shkaktuar vështirësi mesatare dhe rreth 1/4 që nuk ka shkaktuar aspak vështirësi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Jonufër të Vlorës. Një furgon tip "Benz" është përplasur me një automjet tip "Golf"....

18:15

Sherr me thika në Durrës, plagoset një i ri

Një përplasje fizike midis dy të rinjve në lagjen nr. 6 të Durrësit, ka agravuar në perdorimin e thikës nga njëra palë e dy të rinjve të përfshirë në konflikt. ...

18:00

Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA?

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një komunitet të rëndësishëm dhe sigurisht të angazhuar politikisht. Shqiptarët në Amerikë janë ...

17:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI