Flash

Kur do ta dimë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA?

Lapsi.al 5 November 2024
Kur do ta dimë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA?

Në 25 vitet e fundit amerikanët shpesh kanë qëndruar deri vonë duke pritur për rezultatet e zgjedhjeve, me disa gara të ngushta që kanë mbetur në histori, si rinumërimi i Floridas në vitin 2000, që nxorri Xhorxh Bushin fitues përballë Al Gore. 

Por, këto zgjedhje është pothuajse e pamundur që ne të njohim fituesin e garës presidenciale në natën e zgjedhjeve (ose mëngjesin e të mërkurës për kontinentin europian), pasi Kamala Harris dhe Donald Trump janë praktikisht të barabartë në sondazhe, dhe shanset janë të mëdha që gara të mbesë për tu ndarë tek një numër i vogël shtetesh historikisht të paparashikueshme në rezultat, ku mund të kërkohet edhe rinumërim. 

Në këto shtete ka edhe procese komplekse votimi me postë, si Arizona, Pensilvania dhe Wisconsin. Megjithatë, nëse Harris ose Trump fitojnë disa shtete kyçe me diferencë të dukshme, mund të jetë e mjaftueshme për të parashikuar herët një fitore. 

Pse organizatat e lajmeve të SHBA-së deklarojnë fituesin para shpalljes zyrtare?

Organizatat e lajmeve nuk përcaktojnë fituesit, por shpallin rezultatet e parashikuara bazuar në numërimin e votave. Mediat kryesore përdorin modele statistikore për të vendosur momentin kur epërsia e një kandidati është mjaft vendimtare për të bërë një shpallje paraprake. Për shembull, Associated Press pret për atë që quan "siguri absolute" përpara se të shpallë rezultatin në një shtet amerikan. 

Lexo më tej: Dhjetë arsye pse Trump ose Harris mund të fitojnë 

Çdo rrjet kryesor ka një "tavolinë vendimi" për të analizuar të dhënat dhe për të bërë parashikime. Janë analistët ata i bëjnë këto shpallje, jo drejtuesit e televizionit apo spikerat, sado të famshëm dhe me autoritet publik të jenë ata.

Kur i mësuam rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020? 

Në vitin 2020, fitorja e Joe Biden u shpall katër ditë pas zgjedhjeve. Disa nga shtetet e paparashikueshme u shpallën menjëherë pas mbylljes së votimit, ndërsa të tjera, si Arizona dhe Xhorxhia, u deshën ditë apo edhe javë për shkak të rinumërimit ose përpunimit të vonuar të votave.

Çfarë të presim për këto zgjedhje 

Nesë ka një mundësi që të kemi një rezultat të shpejtë në këto zgjedhje, është nëse diferenca në vota për njërin prej kandidatëve kalon 0.5%. Disa shtete, si Arizona dhe Michigan, tani lejojnë që fletëvotimet me postë të numërohen më herët, gjë që mund të përshpejtojë daljen e rezultateve. Megjithatë, rinumërimet mund të vonojnë parashikimet ose shpalljet nga mediat amerikane. 

Lexo më tej: Trump apo Harris/ “The Guardian”: Kushdo që do fitojë do të ketë një problem të madh 

"Mirazhi i kuq dhe zhvendosja blu" 

"Mirazhi i kuq dhe zhvendosja blu" përshkruajnë një model votimi ku republikanët shpesh duket se kryesojnë fillimisht, për shkak të numërimit të hershëm të votave që janë hedhur fizikisht në kuti. Ndërsa fletëvotimet me postë, që përgjithësisht janë në favor të demokratëve, numërohen më vonë.

Megjithatë, duhet patur parasysh se kjo prirje mund të ndryshojë në këto zgjedhje.

Kur do ta dimë se kush e merr shumicën në Kongres? 

Garat individuale të Kongresit do të shpallen ndërsa numërohen votat (me të njëjtin standard si për Presidentin), por me 435 gara në të gjithë vendin, disa do të jenë shumë afër për tu shpallur natën e zgjedhjeve. Në varësi të numrit, mund të mos jetë e qartë për ca kohë se cila parti kontrollon Kongresin. Garat e ngushta ose rinumërimet mund të vonojnë rezultatet përfundimtare.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Reagon Benet Beci: Puna vijon si normalisht

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka kryer sot një inspektim në lidhje me punimet në kolektorin e Shkodrës. I pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon ...

12:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI