Flash

Bomba e Gaz Bardhit: Ministri i Ramës ndihmoi bandën e Elbasanit!

Lapsi.al 30 October 2024
Bomba e Gaz Bardhit: Ministri i Ramës ndihmoi bandën e Elbasanit!

Gjatë ditë së djeshme, një grup deputetësh të Partisë Demokratike u takuan me një delegacion nga Parlamenti Europian. Në këtë takim ishte edhe Gazment Bardhi që ka bërë një deklaratë bombë duke paralajmëruar një hetim të SPAK, ku është përfshirë edhe një ministër i qeverisë së Ramës. Bardhi specifikon se në faqen 7 të vendimit nr.87 të Gjykatës së Posaçme del se ministri i Ramës ka ndërhyrë në prokurori dhe në polici për të çliruar pasuritë e sekuestruara të një grupi kriminal në Elbasan.

"Kam këtu një tjetër dosje të SPAK, nga e cila rezulton se një deputet dhe ministër në detyrë i Edi Ramës ka ndërhyrë në Prokurori dhe Polici për të çliruar pasuritë e sekuestruara të një grupi kriminal në Elbasan. Mjafton të lexoni 7 faqe të vendimit nr. 87, datë 28 korrik 2024 të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për ta kuptuar se kjo që po them është e vërteta. Ne do të presim edhe disa ditë që Prokuroria të veprojë, dhe më pas ne kemi për detyrë që publikut dhe miqve tanë ndërkombëtarë t'ua themi të vërtetën, nëse këtë nuk bën prokuroria" u ka thënë Bardhi eurodeputetëve në takim.

Ende është e paqartë se për kë politikan bëhet fjalë, por një burim tha për Lapsi.al se ndërhyrja për bandën e Elbasanit është bërë gjatë kohës kur nisi operacioni OFL në vitin 2020.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI