Flash

Ia bëri rrogën 3 milion, Rama shan deputetët për të ngushëlluar pensionistët

Lapsi.al 30 October 2024
Ia bëri rrogën 3 milion, Rama shan deputetët për të

Rreth një vit e gjysëm më parë, rrogat e deputetëve u dyfishuan dhe shkuan në më shumë se 3 milion lekë në muaj, ndërsa rroga e kryeministrit shkoi në 4 milion lekë. Rritjen e rrogës së tij, Rama nuk e përmend asnjëherë në takimet me pensionistët, por për t'i ngushëlluar disi pensionistët, Rama tha se disa deputetë janë si "zhele".

"Thonë hiqjani deputetëve fare, pse i marrin, pse i rriten pagat deputetëve, Për shkak të një numri të caktuar deputetësh, figura e deputetit është bërë zhele, shumica e deputetëve nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi dhe në fund të ditës, pagat për Kuvendin janë paga për Kuvendin, pavarësisht se ç’mund të themi për disa deputetë e për disa të tjerë.

Por edhe sikur ta pezullonin fare parlamentin dhe të merrnin të gjitha pagat e deputetëve, ka ndikim 30 lekë, sikur ta pezullonin komplet qeverinë bashkë me deputetët, 30 lekë.

Dhe sigurisht është muhabet kot, sepse nuk mund ta bëjmë hiq një gjë dhe shto një gjë. Nga ato paga merren sigurime shoqërore" u shpreh kryeministri në një takim me pensionistë në Durrës.

Kundër retorikës së kryeministrit është ajo që vjen nga Lëvizja Bashkë, që edhe sot, edhe kur u rritën pagat e pensionistëve ishte me këta të fundit në protestë. Arlind Qori thotë se në Itali, paga e një deputeti është sa 10 herë pensioni minimal, ndërsa në Shqipëri, paga e një deputeti është 41 herë më shumë se pensioni minimal.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI