Flash

Kuvendi: Belerit nuk iu mbyll dera, erdhi me vonesë

Lapsi.al 29 October 2024
Kuvendi: Belerit nuk iu mbyll dera, erdhi me vonesë

Kuvendi e ka quajtur të rremë lajmin se eurodeputetit Fredi Beleri iu mbyllën dyert. Në një njoftim për shtyp, Kuvendi sqaron se delegacioni i Parlamentit Evropian ka mbërritur sipas pogramit në orën 10 e 30 ndërsa Beleri ka mbërritur rreth 40 minuta më vonë, në orën 11 e 10.

Pas kësaj Beleri, sqaron Kuvendi, është futur nga dera e pritjeve protokollare.

“Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon: Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me perfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar.

Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej. Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt. Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Të këshilluara

Protesta në Milot: Të zhduket Rama dhe PS

Protestuesit në Milot e kanë kthyer rrugën në banesën e tyre. Disa protestues janë ulur në asfalt dhe kanë konsumuar darkën e tyre. Një darkë e përbërë nga bukë...

19:21

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI