Flash

Noka bllokon rrugën me makinë: Do vazhdojmë deri sa të triumfojë kauza jonë

Lapsi.al 29 October 2024
Noka bllokon rrugën me makinë: Do vazhdojmë deri sa të

Opozita po proteston prej orës 17:00 në 6 pika nevralgjike nga Miloti në Levan, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve në rrethrrotullimet kryesore.

Në Tiranë është bllokuar rrethrrotullimi te ish-Sheshi Shqiponja, ku krahas mbështetësve të opozitës që ndodhen në rrugë, një formë bllokimi është edhe ajo me makinat, që janë ndalur.

Mes atyre që kanë zgjedhur të bllokojnë rrugën me makinë është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Ai ka parkuar makinën në mes të rrugës, veprim që është pasuar edhe protestuesit e tjerë, që kanë ndalur makinat e tyre.

Flamur Noka tha se ky është akti i dytë i mosbindjes civile dhe se opozita do të vazhdojë me akte të tjera deri sa të plotësohen kauzat e opozitës.

"Ne jemi në mosbindje civile, sot është akti i dytë, do të vazhdojmë me akte të tjera deri sa kauza jonë të triumfojë. Është një kauz për votën e lirë për një Shqipëri demokratike dhe jo despotike, një kauz që përmban thelbin e pluralizmit se si duhet të jetë një qeveri, një kauz ku duhet respektuar balanca e pushteteve. Ne do bëjmë gjithccka në betëjën tonë, do vazhdojmë deri sa të gjunjëzojmë narkoregjimin, jemi për të kërkuar atë që i duhet Shqipërisë, që të frenohet shpopullimi. Që vota e lirë të jetë e lirë. Shqipëria është mbajtur peng nga korrupsioni dhe bandat, është shpopulluar sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Sot shqiptarët janë të ndarë 95% në mjerim, dhe 5% lundrojnë në luks." - u shpreh Noka. 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI