Flash

“Aleksi? Faull taktik”, Tetova kapet me arbitrimin: Martini turpërohet nga Dede

Lapsi.al 25 October 2024
“Aleksi? Faull taktik”, Tetova kapet me arbitrimin: Martini

“Jemi në rrugë të mbarë përsa i përket mënyrës si shkojmë te porta kundërshtarit. Dhe në pjesën e dytë deri në daljen me karton të kuq, megjithatë Dinamo nuk rrezikoi. Detajet bëjnë diferencën, mendoj me pak kujdes, më i vëmendshëm, çdo gjë do ishte në favorin tone”. Edlir Tetova nuk e fsheh nervozizmin, pas barazimit 1-1 me Dinamon, në të cilën Egnatia e tij luajti me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të 45 minutave të dyta.

Tekniku i rrogozhinasve Tetova e ka inatin me arbitrin, që sipas tij punoi me dy standard: “Përderisa kemi rregullore, faulli i Aleksit mendoj taktik, nuk është i verdhë. Dhe nëse është, Gudiabi në të dytën duhet të ishte i kuq – tha Tetova, duke shtuar -. Ka ngërç para portës, po mundohemi. Idea është që lojtarët e rinj, duhet të futen akoma më shumë, të besojnë se janë përpara portës. Lojtari kur del para portës, duhet të godasë. Thjesht gjithkush duhet të piqet, që unë jam këtu dhe duhet të shënoj”.

Barazimi i rri ngushtë Dajës: “Duhet të bënim më shumë”

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka mbetur i pakënaqur nga ekipi i tij, sidomos pasi Egnatia mbeti me 10 lojtarë. “Transferta me Egnatian, ekipi që fitoi dy trofe sezonin e kaluar, sigurisht është ndeshje e vështirë. Egnatia luajti më mirë me 11 lojtarë, ne duhet të kishim bërë më shumë gjatë kohës që ishim me një lojtar më shumë”.

Daja më pas shpjegoi edhe lëvizjet që bëri në fushë, në tentativë për të fituar ndeshjen, pavarësisht se nuk rezultuan efikase: “Sot ishim të detyruar për zëvendësimet se të dy mesfushorët me karton të verdhë. Aty kemi lojtarë në pankinë që dhe kur i hedh në fushë bëjnë goxha mirë, si Qefalija dhe Karamba, ky i fundit i vetmi lojtar që e nxjerr në mënyrën e duhur topin nga poshtë lart. Toli dhe Gudiabi nuk u ndihmuan shumë nga lojtarët e krahëve, na krijuan hapësirë dhe prandaj ra kondicioni”, e mbylli Daja.

Martini: “Duhet të zëmë mend nga i pari te i fundit”

Edi Martini ka mbetur i habitur nga mënyra si skuadra e tij është përballur me Bylis, duke u mposhtur 4-0: “Ishte ditë e keqe për gjithë ekipin, nuk mund të dallosh një lojtar. Pësojmë gol në minutën e tretë, edhe të dytin pastaj dhe ndodhën dy dëmtime menjëherë. Sot që duhej të ndërronim lojtarë më shumë se kurrë, nuk e kishim mundësinë. Kjo është ndeshja më e dobët e imja që kur kam marrë drejtimin e Teutës”.

Tekniku durrsak nuk mundohet të gjejë fare alibi, që në fakt për një ndeshje të tillë vështirë se mund të gjenden: “Duhet analizuar. Humbëm shumë në kontrollin e topit,. pasime gabime, edhe nga fusha që është në gjendje që lë për të dëshiruar. Por nuk ka justifikime, ndeshje e keqe. Bravo i qoftë Bylisit, e meritoi fitoren në të gjitha drejtimet”.

Lexo më tejVideo/ Dy penallti e karton i kuq, Egnatia e Dinamo paqe mes polemikave: habit Bylis

Martini vazhdoi më pas duke e rritur dozën e kuzave dhe duke bërë edhe mea culpa: “Nuk ka histori, kjo është ndeshje për të zënë mend nga i pari te i fundit. Sot nuk patën dyluftimet, nuk qarkulluam topin, kemi bërë pasime gabim pa fund, ndoshta edhe ndikimi i fushës. Nuk ka justifikime, ndeshje e dobët që duhet të nxjerrim mësime, se të bësh gjithë këtë ndeshje e të luash në Ballsh në këtë formë është katastrofë”.

Dede: “Merita i takon lojtarëve”

“Djemtë meritojnë komplimente për mënyrën si interpretuan e menaxhuan ndeshjen, ata kanë mundësi të bëjnë më mire”. Nevil Dede është i kënaqur pas fitores së parë në drejtimin e Bylis. Tekniku ka treguar edhe si ka punuar me skuadrën për të kaluar ngërçin e rezultateve: “Ne punuam psikologjikisht këto ditë, se ka momente ku trysnia e madhe nga rezultatet e humbjet radhazi, sillnin rëndesë psikologjike. Besoj e kaluan, më bëhet qejfi për sulmuesit që shënuan. Meritat u takojnë lojtarëve, meritojnë komplimente për reagimin dhe vuajtjen psikologjike”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI