Flash

Mbyllet pa rezultat takimi mes negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Lapsi.al 24 October 2024
Mbyllet pa rezultat takimi mes negociatorëve të Kosovës dhe

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, u takuan të enjten në Bruksel me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak, në kuadër të përpjekjeve për të filluar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Për dallim nga organizimet e muajve të fundit, kësaj radhe u zhvillua një takim trepalësh, ndonëse sërish pa ndonjë përparim.

Kryengociatori serb, Petkoviç, tha se pala serbe nguli këmbë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe u ankua për siç tha, dhunën e regjimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Ne theksuam të gjitha rrethanat e vështira të jetës së serbëve në Kosovë. Biseduam për spastrimin etnik të kryer nga autoritetet në Prishtinë, lëvizjet e tyre të njëanshme dhe përshkallëzuese, mbylljen e institucioneve serbe, arrestimet ilegale të serbëve dhe të gjitha gjërat tjera që e vështirësojnë plotësisht pozitën e tyre dhe jetën e popullit serb në Kosovë, gjë që çoi në largimin e disa serbëve nga zona e veriut”, tha zoti Petkoviç.

Ai tha se pret që zoti Lajçak të organizojë takime të reja në të ardhmen.

Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi, i vlerësoi të dështuara takimet e sotme ndërsa akuzoi Serbinë se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz.

Në një komunikatë shtypi të qeverisë së Kosovës thuhet se kryenegociatori Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes në tërësi dhe pa vonesa, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.

“Ai nënvizoi dhe nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, patur parasysh refuzimin e vazhdueshëm të marrëveshjes nga Serbia dhe vijat e saj të kuqe që shkelin frymën dhe nenet e marrëveshjes, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimin e kryekriminelit dhe terroristit Millan Radoiçiç nga ana e Serbisë, si kryesi i aktit terrorist të Banjskës”, thuhet në njoftim.

Në prag të takimit Bashkimi Evropian tha se pret që palët të bien dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër, ndërsa Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, qëndroi në Kosovë dhe Serbi në një përpjekje për të nxitur zbatimin e zotimeve që morën përsipër palët në Ohër.

Diplomacia perëndimore po shton trysninë mbi palët që të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Të enjten komandanti i ri forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Enrico Barduani, tha pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se bisedimet në Bruksel janë platforma e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. /VOA

Të këshilluara

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Kurbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Kurbin, ku dyshohet se një 30-vjeçar është vetëvrarë me armë në banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në fsha...

17:24

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI