Flash

Eurodeputeti italian: Kampet në Shqipëri si të Guantanamos

Lapsi.al 24 October 2024
Eurodeputeti italian: Kampet në Shqipëri si të Guantanamos

Eurodeputi italian, Ignazio Marino, është shprehur kundër marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë gjatë një seance plenare në Parlamentin Europian në Strasburg. Teksa ka folur me tone të ashpra kundër kësaj marrëveshje, eurodeputeti Marino i ka quajtur kampet në Shqipëri si kampe përqëndrimi dhe se ngjasojnë identike me bazën amerikane të Guantanamos në Kuba. Ai ka shtuar se në rastin e Guantanamos kemi të bëjmë me dyshime për terrorizëm, sipas tij, bëhet fjalë për trajtimin ‘holistik’ të njerëzve të dëshpëruar.

Pjesë nga fjala e eurodeputetit në PE:

Ndershmëria intelektuale mungon në atë pjesë të kësaj dhome që dy ditë më parë hodhi poshtë diskutimin për dëbimin dhe ndalimin, në një kamp përqendrimi jashtë kufijve evropianë, të emigrantëve që ikin për t'i shpëtuar dhunës, urisë, varfërisë.

Marrëveshja e qeverisë Meloni me Shqipërinë ka një precedent: bazën e Guantanamos, ku të burgosurit mund të trajtohen jashtë ligjit. Por në rastin e Guantanamos kemi të bëjmë me dyshime për terrorizëm. Bëhet fjalë për trajtimin ‘holistik’ të njerëzve të dëshpëruar.

Imagjinoj që secili prej jush mbrëmë, duke përfshirë të nderuarin Nicola Procaccini , të cilin e falënderoj për dëgjimin, kishte një darkë të shkëlqyer dhe këtë mëngjes një dush të nxehtë gjallërues. Ja pra, vizioni holistik me fjalët e kryeministres italiane: 'Kufijtë janë të shenjtë dhe qentë dhe derrat mbërrijnë në Evropë'. Nuk di për derrat, por qentë tanë të dashur shtëpiak në Europë marrin një trajtim shumë më holistik se ai i rezervuar për emigrantët e sjellë në Shqipëri.

Të këshilluara

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Kurbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Kurbin, ku dyshohet se një 30-vjeçar është vetëvrarë me armë në banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në fsha...

17:24

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI