Flash

Gjendet i pajetë në rrugë/ 40-vjeçari u përplas nga një makinë, drejtuesi u largua

Lapsi.al 4 October 2024
Gjendet i pajetë në rrugë/ 40-vjeçari u përplas nga

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë - Pogradec ku një person, i cili është gjetur i pajetë besohet se është aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Raportohet se viktimë ka mbetur 40-vjeçari i identifikuar si F.P., ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Sakaq, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

"Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë. Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P. 

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti i keq, Vlora dhe Fieri nën ujë

Dita e sotme e ka gjetur Shqipërinë, ashtu si edhe rajoni, nën pushtetin e ujit. Në Tiranë, Durrë, Vlorë dhe në Fier ka pasur reshje të dendura shiu duke shkakt...

19:07

Taksistin e grabisin në mes të ish-bllokut

Një taksist ka rënë pre e grabitjes nga dy persona të paidentifikuar. Këta të fundit i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më p...

17:11

Edhe Fieri i paralizuar nga reshjet e shiut

Që nga mesdita e sotme edhe Fieri është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, të cilat nuk janë shoqëruar me probleme si në qytet, ashtu edhe në fshatra....

17:03

Përmbytje në Vlorë

Pas reshjeve të fundit të shiut, me intensitet të lartë qyteti i Vlorës është përballur me përmbytje të reja. Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe di...

16:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI