Flash

Vlora nën ujë, kryetari i bashkisë: Janë evakuar 22 familje

Lapsi.al 4 October 2024
Vlora nën ujë, kryetari i bashkisë: Janë evakuar 22 familje

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin tonë këtë të premte.

Në disa qytete ka pasur përmbytje të rrugëve duke shkaktuar trafik të rënduar. Ndërsa më problematike situata paraqitet në qytetin e Vlorës ku, uji ka vërshuar nëpër rrugë duke krijuar mjaft probleme.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës në një prononcim për mediet bëri të ditur se, janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.

“Jemi në koordinim të plotë me institucionet e qendrore, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, pasi realisht është diçka përtej angazhimit tonë si Bashki. Këto prurje shiu është e pamundur të menaxhohen në kohë. Kemi evakuar 22 familje deri më tani. Do të vendosim në dispozicionin konviktet tek ish-shkolla mjekësore. Të gjithë të evakuarit do t’i dërgojmë atje. Për çdo problematikë kontaktoni numrat e emergjencës”, tha Dredha.

Moti i keq pritet të vazhdojë deri në mesnatë, ndërsa të shtunën do të ketë një përmirësim të lehtë. Të dielën pritet të rinisin reshjet e shiut.

Numrat dhe kontaktet për çdo problematikë:

Emergjenca 128

Policia bashkiake: 033 404 404

Policia e shtetit 129

Ambulanca:127

FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore

INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

Të këshilluara

Moti i keq, Vlora dhe Fieri nën ujë

Dita e sotme e ka gjetur Shqipërinë, ashtu si edhe rajoni, nën pushtetin e ujit. Në Tiranë, Durrë, Vlorë dhe në Fier ka pasur reshje të dendura shiu duke shkakt...

19:07

Taksistin e grabisin në mes të ish-bllokut

Një taksist ka rënë pre e grabitjes nga dy persona të paidentifikuar. Këta të fundit i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më p...

17:11

Edhe Fieri i paralizuar nga reshjet e shiut

Që nga mesdita e sotme edhe Fieri është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, të cilat nuk janë shoqëruar me probleme si në qytet, ashtu edhe në fshatra....

17:03

Përmbytje në Vlorë

Pas reshjeve të fundit të shiut, me intensitet të lartë qyteti i Vlorës është përballur me përmbytje të reja. Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe di...

16:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI