Flash

PAMJET/ Shkodra përfshihet nga moti i keq, uji mbulon rrugët

Lapsi.al 24 September 2024
PAMJET/ Shkodra përfshihet nga moti i keq, uji mbulon rrugët

Qyteti i Shkodrës dhe rrethinat janë përfshirë nga moti i keq pasditen e kësaj të marte. Bashkia njofton se megjithatë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytet.

“Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhe pranë Urës Dervishbeg. Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen. Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike” – thuhet në njoftim.

Banorëve u është kërkuar që të mos dalin nga shtëpia për lëvizje të panevojshme.

“I gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta. Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji. Grupet e ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë ne terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Ju bëjmë apel që gjatë orëve të evitoni daljet nga banesat, vetëm për arsye të domosdoshme. Për çdo problematikë grupet tona janë në terren dhe për çdo rast emergjent kontaktoni në numrin ☎️ 128” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

May be an image of 5 people, street and text

May be an image of 2 people and street

May be an image of 1 person and body of water

May be an image of 2 people and street

May be an image of 1 person, fog, road and street

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI