Flash

Konkursi fasadë për kreun e Policisë së Shtetit, nis intervistimi i kandidatëve

Lapsi.al 24 September 2024
Konkursi fasadë për kreun e Policisë së Shtetit, nis

Në zbatim të procedurës së re, Komisioni i Posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm është gati për nisjen e fazës së intervistimit.

Të mërkurën në Ministrinë e Brendshme 11 kandidatët do të paraqesin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit ndërkohë që procedura e vlerësimit ka përfunduar.

Pas vlerësimit të performancës së tyre Komisioni i Posaçëm i përbërë nga zv.ministri i Brendshëm Besford Lamallari, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë Suzana Hoxha dhe kreu i AMP Florian Sulejamni do të vendosin pikë për secilin prej tyre. Pas kësaj faze e cila do të zgjasë vetëm dy ditë, të premten ministri i brendshëm pritet të dërgojë në zyrën e kryeministrit emrin e propozuar për drejtorin e ri të përgjithshëm të policisë.

Mes kandidatëve të pikëzuar, por edhe në funksion të vizionit për kalimin e drejtimit të Policisë së Shtetit në duart e një gjenerate të re, siç u shpreh ministri Hoxha edhe në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, kandidatët më të përfolur janë Skënder Hitaj i Policisë së Durrësit, Ilir Proda i Elbasanit apo Altin Mena, nëndrejtori i Policisë së Lezhës. Ndonëse mes emrave të tjerë ka drejtues me eksperiencë në Policinë e Shtetit, shumica prej tyre kanë mbajtur poste të larta për më shumë se 10 vite, ndërsa një kategori janë sprovuar në shumë drejtori të qarqeve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI