Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

VIDEO/ Shkon të filmojë brenda strofullës, por ariu u kthye dhe e gjeti brenda

Lapsi.al 16 September 2024
VIDEO/ Shkon të filmojë brenda strofullës, por ariu u kthye dhe e
Disa pamje shokuese janë publikuar në internet kur një person po transmetonte nga brenda folesë së zbrazët të një ariu të murrmë, pak para se kafsha e egër të kthehej e ta gjente aty. Stefan Jankovic, një 31-vjeçar nga Serbia, publikoi dy videot e eksperiencës së frikshme teksa raportonte se si vetëm për një çast arriti t’i shpëtonte predatorit gjigant. I riu i njohur në Instagram shihet teksa tregon thellësinë e strofkës së baltës. Por në një moment kur ktheu kamerën u shfaq koka e madhe e ariut që e vështron. Dalëngadalë bisha nis të hyjë në folenë e tij. Jankovic vazhdon të filmojë momentin e tensionuar teksa ariu vijon të zbresë me zvarritje në gropë drejt blogerit. Ariu i murrmë avancoi drejt të riut madje derisa e preku Jankoviç në fytyrë. Me një shprehje të shtangur në fytyrë, Jankovic qëndron palëvizur duke lënë ariun ta nuhasë atë dhe kamerën. Në njëfarë mënyrë ai arriti të dalë nga strofka duke kaluar ariun. “Nuk mund ta besoni çfarë më ka ndodhur”, - thotë Janovic më pas në video. “Kalova 24 orë në pyll dhe një ari më sulmoi. Pasi shpëtova prej tij dy të tjerë më dolën përpara”, - shton ai. Personazhi i rrjeteve sociale nuk shpjegon sesi u gjend në atë situatë me ariun dhe nuk dihet nëse ishte një ari i egër apo i mbajtur në një rezervat. Pamjet kanë marrë mbi 182 mijë shikime në rrjetin X ku komentuesit kishin opinione të ndara mbi ngjarjen. Disa prej te cilëve e quanin te rreme. Një prej tyre shkruante: “Kësaj here ai shpëtoi gjallë por herën tjetër natyra do të bëjë të sajën”. Një tjetër thotë: “Nëse kjo nuk është e rreme, është me fat që nuk përfundoi i bërë copa-copa”. Një tjetër shtonte: “Duket qartë që ariu e njeh! Përndryshe do t’i kishte këputur kokën!”. ©Daily Mail, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI