Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Ministri i Brendshëm i Italisë: Qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri hapen në tetor

Lapsi.al 16 September 2024
Ministri i Brendshëm i Italisë: Qendrat e pritjes së

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi do të hapë qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin në muajin tetor.

“Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të fillojmë në tetor, sigurisht që ka pasur një vonesë prej disa muajsh, kjo për shkak se ka pasur kontrolle normale, ku dhe është zbuluar për shembull se toka duhej të përforcohej. Kjo është e gjitha, procedura shumë normale në progres”, tha ministri, sipas ANSA.

Për sa i përket rrezikut të apelimeve nga emigrantët e ndaluar në Shqipëri, Piantedosi tha se kësaj pike, shteti italian nuk i trembet.

“Ne nuk i trembemi sepse kjo është një rregullore me të cilën Italia parashikon një rregullore evropiane që do të hyjë në fuqi nga viti 2026. Do të ketë procedura të përshpejtuara kufitare me dëbime më të shpejta pa duke penguar të drejtën për azil”, tha ai. Ministri tha se kontestet individuale do të trajtohen rast pas rasti.

Të këshilluara

Aksident në Theth, plagoset turisti spanjoll

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Theth. Mësohet se një motor i drejtuar nga një spanjoll ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga...

16:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI