Flash

Shqiptares në Greqi i vjedhin kasafortën, kishte bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro

Lapsi.al 24 August 2024
Shqiptares në Greqi i vjedhin kasafortën, kishte bizhuteri me

Hajdutët i kanë vjedhur kasafortën ku mbante bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro, por edhe një shumë të vogël parash.

Viktima e vjedhjes ishte një 40 vjeçare shqiptare, e cila jeton në Paros (Greqi). Autorët kanë hyrë në shtëpinë e 40-vjeçares shqiptare teksa ajo nuk ishte atje.

Sipas denoncimit të gruas, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj ku edhe morën kasafortën e vogël.

Brenda kasafortës kishte 3,000 €, një orë Rolex me vlerë 50,000 €, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 €, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000 € dhe një unazë ari i bardhë 6 karat me një diamant të verdhë me vlerë rreth 23,000 €.

Gruaja ka bërë padi, tek A.S. Naousa, ndaj një autori të panjohur për vjedhje.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Devoll

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Devoll. Dyshimet e para janë se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. “Sot rreth orës 08:00, ...

10:05

Prioritetet e gabuara të rrugëve

Investimet e dekadave të fundit në transportin rrugor shmangën prioritetet që ishin vendosur në strategjitë e zhvillimit. Përdorimi për politikë i fondit të inv...

09:50

Merr flakë një makinë në Korçë

Një automjet i tipit “Nissan” në lagjen nr.18 të Korçës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 dhe dyshohet se për shkak të djegies së ...

09:39

Si do të jetë moti në fundjavë

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme përgjat relieveve malore të vendit. Përgjatë majave të male në orët e pasdites reshje l...

08:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI