Flash

Policia çliron një plazh në fund të sezonit, 12 të ndaluar në Himarë

Lapsi.al 24 August 2024
Policia çliron një plazh në fund të sezonit, 12 të

Policia e Himarës ka proceduar penalisht dymbëdhjetë persona, të cilët dyshohet se kishin zaptuar hapësirën publike në plazhin Krorëz dhe kishin ndërtuar pa leje dymbëdhjetë beach bare.

Në këto beach bare është konstatuar po ashtu se ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 300 çadra dhe 480 shezlongë.

Njoftimi i policisë:

Krorëz, Himarë

Në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, Komisariati i Policisë Himarë ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në plazhin “Krorëz”.

Procedohen penalisht 12 shtetas, të cilët zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar, nga ku ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë, duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.

Sekuestrohen 300 çadra dhe 480 shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 12 shtetas: B. I., 34 vjeç, A. L., 34 vjeç, V. A., 34 vjeç, A. I., 71 vjeç, I. H., 51 vjeç, E. R., 52 vjeç, A. K., 62 vjeç, Dh. M., 51 vjeç, A. T., 44 vjeç, A. R., 68 vjeç, Dh. K., 69 vjeç dhe M. V., 25 vjeç, të gjithë banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar, në mënyrë të paligjshme nga këta shtetas, 12 struktura druri të ndërtuara pa leje, si dhe 300 çadra dhe 480 shezlongë të vendosura, të cilat janë hequr, duke liruar hapësirën publike në plazhin “Krorëz”.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte me fushë veprimtarie lokal/beach bar, ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

Të këshilluara

Po ikin emigrantët, radhë në Kakavijë

Një pjesë e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Greqi pas përfundimit të pushimeve në atdhe kanë nisur kthimin për në shtetin grek. Paraditen e së shtunës dogan...

16:53

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Njoftim i policise Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, ë...

11:37

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Devoll

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Devoll. Dyshimet e para janë se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. “Sot rreth orës 08:00, ...

10:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI