Flash

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, ende asnjë gjurmë nga autorët Frroku

Lapsi.al 22 August 2024
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, ende asnjë gjurmë nga

‘Arrest me burg’ dha Gjykata e Shkodrës për dy të ndaluarit për ngjarjen e rëndë në Velipojë, që përfundoi me vrasjen e dy personave.

Togat e zeza pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Zyber Zagradin, 26 vjeç dhe Marjo Palin, 29 vjeç.

Këta dy shtetas deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar, ndërsa u shprehën se nuk e kanë pasur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty.

Pala mbrojtëse e dy të të ndaluarve kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të tyre, ndërsa prokurori kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, të cilën gjyqtarja e pranoi.

Kamarieri Zyber Zagradi deklaroi gjithashtu se nuk e ka idenë se si ka mbetur i plagosur. “Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”.

Ndërkohë më herët kamarieri Zagradi deklaroi në polici se deri tek motra e vëllezërve Frroku në Lezhë e ka dërguar Mario Pali dhe më pas nga aty motra e vëllezërve Frroku e ka dërguar në spitalin e Lezhës. Nga ana tjetër në deklarimin në polici Pali e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se pas ngjarjes ai është larguar drejt Shkodrës.

Ngjarja e rëndë e cila përfundoi mbrëmjen e të hënës me vrasjen tragjike të dy të rinjve, e ka zanafillën më datën 28 Qershor të këtij viti, kur njëri prej viktimave, Ersild Ishmi, kishte kanosur me armë zjarri kuzhinierin e hotelit në pronësi të vëllezërve Frroku. Ishmi u ndalua në Korrik për kanosjen dhe më pas u la në masë sigurie më të butë nga gjykata, teksa konflikti siç duket nuk ishte shuar.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI