Flash

Gjykata lë në burg italianin që vrau me Jet Ski kunatin në Velipojë

Lapsi.al 22 August 2024
Gjykata lë në burg italianin që vrau me Jet Ski kunatin në

“Arrest me burg” italianit që dyshohet se shkaktoi vdekjen e vëllait të fejuarës së tij nga përplasja me Jet Ski në plazhin e Velipojës.

Shtetasi Salvatore Di Tella u la me masën e sigurisë “arrest me burg” me afat deri më 16 tetor nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër. Afati kohor u la sepse nuk kanë ardhur ende dy akte ekspertimi, ai mjeko ligjor dhe ai teknik i Jet Ski-ve në të cilët ndodheshin viktima dhe personi tjetër.

Di Tella është i dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” ndërsa prokurori Ndriçim Halili kërkoi masën sigurisë “arrest me burg”. Në sallën e gjyqit italiani Di Tella nuk ka dhënë asnjë deklaratë duke i qëndruar deklarimeve që ka bërë më përpara në polici.

Në policinë vendore të Shkodrës pas ngjarjes Di Tella ka rrëfyer me pak fjalë si ka ndodhur ngjarja. “Jemi përplasur më pëprara se Nicola të binte në det. Disa minuta më pas ka ardhur një dallgë e madhe dhe Nicola ka rënë në ujë dhe aty më pas ka humbur jetën. Është një fatkeqësi ajo që na ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë Di Tella në polici.

Ndërkohë avokati mbrojtës Arbër Rraja kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore 5 milion lekë ose në alternativë kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” në banesën e personit që i ka ftuar në Shqipërinë për ceremoninë martesore atë dhe të fejuarën e tij por gjykata përmes gjyqtares Arta Llazari vendosi “arrest me burg” me afat deri më 16 tetor.

Avokati Rraja gjatë mbrojtjes në seancën e masës së sigurisë deklaroi se ajo që ka ndodhur është një fatkeqësi familjare. Avokati ka dorëzuar 20 fotografi të viktimës dhe autorit të dyshuar për të vërtetuar miqësinë e tyre të afërt dhe lidhjen familjare që kanë.

Ndërkohë gjatë seancës për masën e sigurisë i pranishëm në sallën e gjyqit ishte edhe Konsulli i Italisë në Shkodër duke marrë pjesë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI