Flash

Arrestohet kinezja në kryeqytet, presion dhe shantazh vajzave të Escort Tirana

Lapsi.al 22 August 2024
Arrestohet kinezja në kryeqytet, presion dhe shantazh vajzave të

Një shtetase kineze dhe një shqiptare janë arrestuar nga policia pasi organizonin vajzat për t’u prostituuar nëpërmjet faqes së internetit “Escort Tirana”. Por policia ka zbuluar se vajzat që punonin me këto dy shtetase në fillim shkonin me dëshirën e tyre, më pas nëse kërkonin të tërhiqeshin, ato shantazhoheshin dhe kërcënoheshin. I tillë është rasti i një prej vajzave që u detyrua të paguajë 15 mijë euro për të dalë nga rrjeti, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Red light 2", nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Rekrutonte shtetase të huaja dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet një shtetase kineze.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e saj dhe procedohen penalisht 7 shtetase të tjera, për ushtrim prostitucioni.

Sekuestrohen 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Red light 2".

Në kuadër të këtij operacioni:

- u arrestua shtetasja kineze Y. Y., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Shfrytëzimi prostiucionit", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", dhe "Dëmtime te tjera me dashje", parashikuar nga nenet 114, 115, 90 të Kodit Penal.

- u shpall në kërkim shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Shfrytëzimi prostiucionit", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", dhe "Dëmtime te tjera me dashje", parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal;

- u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetase të huaja për ushtrim prostitucioni.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy autoret e dyshuara, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen "Escort Tirana" i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen "Escort Tirana", ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja N. D., me anë të shtrëngimit me anë të kanosjes, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mbasditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Si pasojë e aksidentit të ndod...

19:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI