Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

"Ik në Premier!": Drejtori i Juventus, Giuntoli, përplaset ashpër me Soulè

Lapsi.al 23 July 2024
"Ik në Premier!": Drejtori i Juventus, Giuntoli, përplaset

Matias Soulè po bllokon merkaton e futbollit të Juventus pasi transferimi i tij ende nuk është realizuar. Thiago Motta ka vendosur të heqë dorë nga argjentinasi, i kërkuar nga Roma dhe Premier League. E në këtë pikë, Cristiano Giuntoli po e humbet durimin.

SITUATA E SOULE: ROMA E PREMIER LEAGUE E DUAN

Nuk është mister që Roma dhe De Rossi e duan me çdo kusht lojtarin argjentinas. Klubi kryeqytetas dëshiron që ai të bashkohet me Dybala për një sulm plot imagjinatë dhe paparashikueshmëri. Por oferta e Friedkin nuk e kënaq klubin bardhezi. 25 milionë nuk janë të mjaftueshme sepse bardhezinjtë duan të paktën 30. Mbi Soulè ka edhe klube të Premierligës të gatshme t'i paguajnë Juventus 30 ose më shumë milionë. E nervozizmi për mungesën e vendimmarrjes nga lojtari po shfaqet te drejtuesit bardhezi.

Lexo më tej: Klimë e rëndë te Juventus: Szczesny, De Sciglio, e Huijsen tani janë një çështje!

ULTIMATUMI I GIUNTOLI

Giuntoli duhet të kompletojë merkaton e Juventus, por për ta bërë këtë ai ka nevojë për para nga transferimet. 30 milionët e Soulè janë të dobishme dhe gazetari Sabatini zbuloi për Radio Radio takimin kokë më kokë mes të dyve: "Giuntoli pati një takim kokë më kokë me Soulè ditët e fundit dhe e ftoi atë të pranonte kalimin në Premier League. Por argjentinasi tha se dëshiron vetëm Romën”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI