Flash

VIDEO/ Novak Djokovic goditet në kokë me shishe uji në Romë

Lapsi.al 10 May 2024
VIDEO/ Novak Djokovic goditet në kokë me shishe uji në Romë
Një episod i pazakontë ndodhi në fund të ndeshjes së tenisit të Turneut të Romës të fituar nga Novak Djokovic ndaj francezit Moutet me rezultatin 6-3, 6-1. Teksa “Numri 1” i botës po dilte nga fusha dhe po jepte autografe për tifozët, një shishe uji e hedhur nga tribuna e goditi atë në kokë, duke e bërë të rrëzohej në tokë për disa sekonda. Serbi ka pësuar një dëmtim në kokë, i cili i ka shkaktuar një gjakderdhje të lehtë. Ai është transportuar në qendrën mjekësore për trajtim për shkak se ka pësuar një marrje mendsh të lehtë, por është mirë dhe gjendja e tij nuk shqetëson shumë. Nga hetimet fillestare duket se serbi është goditur pa dashje nga shishja e ujit që ka dalë nga çanta e shpinës së një personi që ishte përkulur për të marrë autografin. “Në momentin që doli nga fusha qendrore në fund të ndeshjes, Novak Gjokoviç u godit me një shishe uji në kokë teksa po jepte autografe për shikuesit. Ai iu nënshtrua trajtimeve të nevojshme dhe tashmë është larguar nga spitali për t’u kthyer në hotel ku gjendja e tij nuk është shqetësuese” – njoftuan autoritetet. Një reagim qetësie ka bërë edhe serbi Djokovic në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI