PROVOKIMI I LOJTARIT BRAZILIAN
Vinícius iu afrua me qetësi flamurit për të kryer një goditje nga këndi. Pasi Kimmich shkoi për të marrë topin, braziliani zgjati dorën për t'u përgatitur për “pritjen”, por gjermani e lëshoi atë pak më parë. Sulmuesi i Real nuk e mori dhe bëri që mbrojtësi i Bayern të kthehej, këtë herë duke ia vendosur topin direkt në gjoksin e kundërshtarit. Vinícius nuk e priti me sportivitet gjestin dhe reagoi në mënyrë provokuese. E shtyu topin dhe e dërgon sërish afër reklamave. Grindja vijoi në nivel verbal, ku dy protagonistët duke u larguar i thonë diçka njëri-tjetrit nga distanca. Sigurisht, nuk bëhet fjalën për komplimenta...— Out Of Context Football (@nocontextfooty) May 9, 2024