Flash

Tirana, në 'Klasike' shansi i fundit për 'Final 4': sot luhen ndeshjet e parafundit në Superiore

Lapsi.al 8 May 2024
Tirana, në 'Klasike' shansi i fundit për 'Final
Sezoni i rregullt është pothuaj në fund: brenda katër ditësh do të jenë mësuar të gjitha verdiktet, përveç titullit kampion, për të cilin do të vendoset pas Final 4. E pikërisht për këtë objektiv, Tirana ka shansin e fundit kur të luajë në Klasiken me Vllazninë. Java e 35 e kampionatit të Superiores do të luhet sot, me të gjitha ndeshjet në orën 16:00. Një javë me rëndësi maksimale ku do të vendoset shumë për verdiktet e këtij sezoni. Egnatia, Vllaznia dhe Partizani kanë siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” e megjithatë të dy ekipet synojnë vendin e dytë, për të patur avantazhet e parashikuara në Final 4. Mbetet gjithçka e hapur për vendin e katërt, ku katër skuadra luajnë për një vend. Dinamo City, Skënderbeu, Tirana por edhe Teuta do të luftojnë deri në javën e fundit për të siguruar vendin e katërt në kampionat.

DINAMO 'ARBITËR' I VENDIT TË PARË

Dinamo City do të përballet me Egnatian e vendit të parë, një sfidë mjaft interesante ku të dyja skuadrat kanë si objektiv vetëm fitoren. Rrogozhinasit nuk duan të humbasin kreun, pasi kanë udhëhequr gjatë gjithë kohës kampionatin, pikërisht në fund. Kjo vështirëson detyrën e Mehmetit, që mund të shohë të parakalohet nga Skënderbeu, me të cilin ndan pikët, dhe Tirana. Skënderbeu do të presë Laçin në Korçë, një ndeshje shumë e vështirë për vendasit që luftojnë për vendin e katërt në kampionat. Në anën tjetër, Laçi kërkon fitoren e radhës për të shpëtuar nga “play-out”.

TRENI I FUNDIT PËR TIRANËN

Në stadiumin “Arena Kombëtare” do të zhvillohet klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia. Kuqeblutë do të synojnë të regjistrojnë triumfin e tretë radhazi me Brdaric për të ruajtur vendin e dytë e për të tentuar të parin, vetëm dy pikë larg. Për Tiranën është mundësia e fundit për të shkuar në “Final 4” dhe rruga e vetme është fitorja në këtë sfidë. Partizani do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive teksa do të përballet në transfertë me Kukësin, me shpresë se Vllaznia e Egnatia mund të bëjnë ndonjë hap fals. Teuta do të luajë ndaj Erzenit me synimin për të evituar parkalimin e Laçit në zonën playout, por edhe për të tentuar katërshen e parë bë mënyrë sensacionale.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI