Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Real-Bayern: rekordmeni i Champions Ancelotti kundër Tuchel, njeriu që s'ka humbur kurrë në Madrid

Lapsi.al 8 May 2024
Real-Bayern: rekordmeni i Champions Ancelotti kundër Tuchel, njeriu që

Është Bayern Munich i Thomas Tuchel tashmë të siluruar mes Real Madrid dhe një tjetër finale të Champions League. E në Spanjë çështja nuk është marrë aspak lehtë. Përkundrazi. Gazetat iberike, e njohura Marca në krye, nënvizojnë një fakt që është i pabesueshëm dhe që, kuptohet, ushqen frikën e dështimit të objektivit pikërisht kur duket një hap larg. Tuchel është i vetmi, ndër trajnerët e mëdhenj aktivë, të cilët nuk kanë humbur kurrë në shtëpinë e Real Madrid. E, deri më tani, tekniku është dorëzuar ndaj Blancos vetëm një herë, në vitin 2022, në Stamford Bridge kur ishte në krye të Chelsea (1-3 në çerekfinale). Një lloj kriptoniti me të cilin Carlo Ancelotti do të duhet të përballet përpara se të presë biletën e tij për në Wembley dhe të shtojë një tjetër finale në listën e tij të gjerë të sukseseve.

BAYERN, BISHA E ZAKONSHME

Në Bernabeun e ri të bukur do të fillojë gjithçka nga barazimi 2-2 i një jave më parë në Bavari. Një rezultat i cili në letër i jep avantazh Real Madrid por që flet edhe për një ekuilibër mes dy skuadrave. Sidoqoftë, pavarësisht sezonit të tyre ishte krejtësisht e parashikueshme në vigjilje të sfidës. Megjithatë Bayern është dhe mbetet një bishë e egër për t'u përballur, një ekip ekspert dhe i sikletshëm, mjaftueshëm i talentuar, shumë i bezdisshëm, qoftë edhe vetëm për kreativitetin dhe shpejtësinë e Sané, Musiala dhe Gnabry dhe për gërvishtjet e Kane, atij që nuk fitonte kurrë dhe që në vend të kësaj, të paktën për një herë, do të donte të ngrinte një trofe.

NË ANËN TJETËR... REAL

Në anën tjetër të murit, Real është ende Real, pra thjesht skuadra me më shumë tituj të Champions Leafue dhe me një qëndrim evropian që asnjë klub tjetër nuk mund të mburret. Plus, dhe nuk është diçka e vogël, ai ka Carletto Ancelotti në pankinë, mbretin e kupave, trajnerin më të mirë të mundshëm kur bëhet fjalë për Champions League. Krahasuar me ndeshjen e parë në Mynih, duhet një Madrid ndryshe, më dominues, megjithëse me të njëjtin kapacitet për të vuajtur që tregoi në Bavari. E kërkohet edhe versioni më i mirë i Bellingham për të fuqizuar rinisjet e Vinicius dhe Rodrygo.

Lexo më tej: Video/ Borussia Dortmund në finale: katër shtyllat ndalin PSG, Hummels çon Terzic në Wembley

Të fitosh finalen në Wembley do të thotë të luash për kupën si favorit, sepse Dortmundi është një outsider. Por një vend në finale duhet ende fituar për të mos i lënë një akt të fundit, rreptësisht privat Gjermanisë së këtij sezoni. Duhej të ishte, për të gjithë, Real Madrid-PSG, Vinicius kundër Mbappe. Por Borussia tashmë ka fluturuar drejt Anglisë. Kështu që, kujdes, asgjë nuk merret si e mirëqenë.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Real Madrid:

Lunin; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Tchouameni, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Junior

Bayern Munich:

Neuer; Kimmich, Dier, De Ligt, Mazraoui; Goretzka, Laimer; Sane, Musiala, Gnabry; Kane

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI