Flash

Goditje e fortë për teknikun Sylvinho: Ardian Ismajli humbet ndeshjet me Kilin e Suedinë

Lapsi.al 13 March 2024
Goditje e fortë për teknikun Sylvinho: Ardian Ismajli humbet ndeshjet
Lajm i keq për Empolin, por edhe kombëtaren e Shqipërisë dhe teknikun Sylvinho. Kontrollet kanë evidentuar dëmimin në kofshë të mbrojtësit Ardian Ismajli, të pësuar në ndeshjen Milan-Empoli, duke zyrtarizuar edhe kohët e rikuperimit për lojtarin kuqezi. Ky është shënimi i publikuar nga klubi toskan: “Klubi i Futbollit Empoli njofton se testet instrumentale të cilave iu nënshtrua lojtari Ardian Ismajli, i cili doli para kohe në ndeshjen e fundit kundër Milan, kanë nxjerrë në pah një dëmtim të shkallës së ulët të bicepsit femoral në kofshën e majtë". Kështu, Ismajli do të mungojë në ndeshjen e radhës të kampionatit dhe do të rikthehet në fushë pas pauzës së kombëtareve. Mbrojtësi do të përpiqet të jetë në fushë kundër Inter, kur kampionati të rifillojë të shtunën më 1 prill. Lexo më tejZyrtarizohet sfida me dy herë fituesit e Kupës së Amerikës: ja data dhe vendi i miqësores Sidoqoftë, koha jashtë fushës është e mjaftueshme që Ismajli të humbasë dy miqësoret e fundit të marsit të kombëtares. Në 22 mars kuqezinjtë do të luajnë në Parma kundër Kilit, ndërsa tre ditë më pas, më 25 mars, në Stokholm kundër Suedisë. Një goditje e fortë për Sylvinho, që sidoqoftë mund t'i japë një shans Marash Kumbullës, që ka nisur të marrë minuta me Sassuolo.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI