Flash

Video/ "President sezon i dështuar?", gazetari provokon De Laurentiis, numri 1 i Napolit reagon

Lapsi.al 13 March 2024
Video/ "President sezon i dështuar?", gazetari provokon De
Mbrëmje e hidhur për Napolin që humbi keq ndaj Barcelonës në Camp Nou, duke hequr dorë njëkohësisht nga dy kompeticione: Champions League dhe Botërori për Klube (Juventus u kualifikua në vend të tij). Pas ndeshjes, një gazetar ndaloi De Laurentiis për t'i bërë një pyetje, por presidenti e ngriu me shikimin e tij.

REAGIMI I DE LAURENTIIS NDAJ PYETJES SË GAZETARIT

Nuk është një moment i mirë për Aurelio De Laurentiis dhe gazetarët. Pas përplasjes me DAZN e pastaj Sky Sport, këtë herë çmimin e ka paguar një gazetar që i ka kërkuar një prononcim në tunelin e stadiumit pas Barcelona-Napoli, kur presidenti i klubit italian po largohej nga stadiumi. Lexo më tej: Napoli jashtë Champions, Juventus buzëqesh: kualifikohet për Botërorit për Klube “President, a do të konsiderohet ky një sezon i dështuar për objektivat që i kishit vënë vetes?”. Pyetjes së pakëndshme të gazetarit, pronari vullkanik i Napolit nuk iu përgjigj, por hodhi një vështrim që vlente më shumë se një mijë fjalë. Një anëtar i stafit të Napolit e qortoi gazetarin me një: “Po sipas teje...”. Ndërsa shefi i zyrës së shtypit ndërhyri “Pastaj ndër të tjera nuk mund të bësh as intervista”, përpara se dikush nga stafi të errësonte objektivin e kamerës me dorë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI