Flash

Trajneri "dy javorsh" kthehet të bëjë hije te Laçi, Mezani bën sikur nuk kupton: "Nica ka pjesën e vet këtu"

Lapsi.al 12 March 2023
Trajneri "dy javorsh" kthehet të bëjë hije te

Asgjë nuk shkon mirë për Laçin, e aq më pak për Gentian Mezanin. Tekniku nga idea për të arritur Europën, është ende në zonën playout të renditjes. Gjashtë ndeshje pa fitore, nga të cilat katër humbje e kanë vështirësuar shumë situatën. E atëherë në Laç rishfaqet 'fantazma' e trajnerit Stavri Nica me skemën e zakonshme. Tekniku vjen si këshilltar i presidentit, se trajneri nuk ka nevojë e në një moment të dytë merr pankinën.

[video width="776" height="440" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/guind.mp4"][/video]

"Trajneri dy javorsh" si njihet për periudhën e paktë që qendron në një pankinë në vitet e fundit, ka drejtuar Lacin herën e fundit në 2020. Edhe atëherë qendroi vetëm 3 ndeshje e që atëherë nuk ka drejtuar më në Superirore. Te Erzeni po atë vit qendroi një muaj nga janari në shkurt pa drejtuar asnjë ndeshje. U shkarkua kur ishte ende periudha e pauzës dimërore. Në 2018, kur drejtonte Kastriotin (9 ndeshje në detyrë) u largua pas humbjes me Teutën. Në ikje ai akuzoi lojtarët për shitje ndeshje. Te Burreli në 2018 drejtori skuadrën vetëm dy ndeshje. Edhe njëherë në Kurbin në pankinën e Laçit në 2017 udhëhoqi skuadrën për 2 ndeshje. Njësoj si në Lezhë një vit më parë me Besëlidhjen.

Lexo më tej:Video/ Kastrioti ndalon Teutën me 10 lojtarë: krutanët të tërbuar për penalltinë e pa dhënë

Ky është kthimi i shtatë i teknikut Nica në pankinën e bardhezinjve. Rrokada duket e pashmangshme, edhe pse Gentian Mezani bën sikur nuk e kupton: "Stavri Nica është pjesë e Laçit, ka pjesën e vet. Nuk është keq kur ka njerëz që japin një ndihmesë për të arritur ku duhet”, u shpreh ai pas humbjes 3-2 me Tiranën.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI