Flash

Apeli e dënoi, Mourinho kthen 'prangat': përgjigja e Special One e destinuar të bëjë zhurmë

Lapsi.al 10 March 2023
Apeli e dënoi, Mourinho kthen 'prangat': përgjigja e Special
José Mourinho thyen heshtjen e rrjeteve sociale pasi u konfirmua skualifikimi i tij me dy ndeshje. Gjykata sportive e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për përplasjen me zyrtarin e katërt Serra gjatë ndeshjes Cremonese-Roma. Trajneri i verdhekuqve ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re. Lexo më tej: Ishte kundër Juves, por humbet derbin: konfirmohen dy ndeshjet skualifikim për Mourinho Një foto me krahët e kryqëzuar pak poshtë fytyrës, duke treguar një byzylyk dhe një orë. Me sa duket një postim i thjeshtë me temë 'reklamimi', i plotësuar me falënderime për sponsorët. E megjithatë, shumë e kanë identifikuar si një ringjallje të gjestit të prangave. Gjest që Mourinho e përdoruri në kohën e Interit, në barazimin me 9 lojtarë kundër Sampdorias në San Siro, në vitin 2010. Një sinonim i një padrejtësie të pësuar. Një mesazh që i entuziazmoi tifozët verdhekuq, që janë të gjithë në krah të Special One.

POSTIMI I MOURINHO

 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI