Flash

E fejuara e Piqué nuk e përballoi dot presionin mediatik: Clara Chia Marti në spital për një sulm ankthi

Lapsi.al 31 January 2023
E fejuara e Piqué nuk e përballoi dot presionin mediatik: Clara Chia

Ndonjëherë ekzagjerohet dhe askush nuk arrin ta kuptojë deri kur ndodh diçka. Presioni mediatik mund të jetë shkatërrimtar për disa, sidomos kur janë të pamësuar me një vëmendje të tillë. Ky është rasti i Clara Chia Marti, të fejuarës së re të Gerard Pique. Vajza e gjeti veten në mes të një beteje të vërtetë mediatike, pas ndarjes së mbrojtësit spanjoll me këngëtaren kolumbiane Shakira. Siç duket i gjithë gjykimi publik, komentet e përplasjet e ndodhura kanë qenë shumë për Clara Chia Marti, që u dërgua me urgjencë në një spital në Barcelonë për simptoma ankthi. Këtë e ka bërë të ditur “El Periódico”, në rubrikën “Mamarazzis”.

Lexo më tej: E pabesueshme, Piqué në shtrat me avokaten e divorcit nga Shakira: “E ka tradhëtuar tashmë Clara Chia Martì”

Siç raportojnë mediat spanjolle, e fejuara e re e Gerard Piqué nuk e ka duruar presionin e shtypit. Sidomos atë që shpërtheu në rrjetet sociale. 22-vjeçarja u shtrua në një klinikë private në Barcelonë, spitali Quirónsalud, pasi pësoi një sulm ankthi. Ekspozimi i madh mediatik pas publikimit të këngës së Shakirës nuk ishte i lehtë për t'u menaxhuar. Në tekst kolumbiania thumbonte futbollistin se kishte ndërruar "një Ferrari me një Twingo, një Rolex me një Casio".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI