Flash

Pyetja me "kunjë" për Xhaçkën acaron Ramën, fut në "riedukim” tre muaj një tjetër gazetar

Lapsi.al 1 July 2022
Pyetja me "kunjë" për Xhaçkën acaron Ramën,

Edi Rama ka “futur në riedukim” një tjetër gazetar, Klevin Muka nga A2 CNN, pas pyetjes që ky i fundit i drejtoi ministres Olta Xhaçka.

Gazetari i bëri një pyetje me "kunjë" Xhaçkës lidhur me respektimin e kodit të ri etik, që parashikon se një ministër nuk duhet të takohet me biznesmenë, vetëm në kushtet kur janë në prani të dy punonjësve të administratës.

Gazetari Klevin Muka pyeti Xhaçkën nëse e ka takuar bashkëshortin e saj biznesmen nën shoqërinë e punonjësve të administratës. Rama nuk e la ministren e tij të përgjigjet.

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ky gazetar ka bezdisur Edi Ramën. Një muaj e gjysëm më parë, në prani të një tjetër ministri, Ulsi Manjës, Rama u shtang nga pyetja e gazetarit Muka, dhe dha një përgjigje që kuptimin ia di vetëm ai.

Lexo më tej: Video/ Gazetari që shtangu Ramën me pyetjen për Ulsi Manjën 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Fushë Krujë

Një 37 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Fushë Krujë, ndërsa dyshohet se është vetëhelmuar. Policia ka nisur hetimet në lidhje...

09:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI