Flash

VIDEO/ Rama i pret rrugën për të takuar Biden, shikoni si shtrembërohet Stoltenberg

Lapsi.al 29 June 2022
VIDEO/ Rama i pret rrugën për të takuar Biden, shikoni si

Samiti i NATO-s në Madrid sot i dha Edi Ramës një rast për të mos u humbur.

Kryeministri shqiptar shfrytëzoi dy momente për të biseduar me njeriun më të fuqishëm në tokë, Presidentin e Amerikës.

Ndryshe nga afrimi i dytë, afrimi i parë i Ramës me Xho Bajdenin nuk duket se bezdisi askënd, veçse vuri në pah hutimin karakteristik të kohëve të fundit, që presidenti i moshuar shfaq rregullisht.

Por teksa i afrohet për së dyti Bajdenit, pasi shkrepën foton zyrtare të samitit, Rama duket se e bezdisi shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg që ndodhej mes të dyve. Me një lëvizje dore dizaprovuese dhe një fytyrë të shtrembëruar, Stoltenberg i gjendur i tepërt mes të dyvi bëri dy hapa pas dhe iu bashkua kancelarit gjerman Olaf Scholz. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI