Liderët e Ballkanit të Hapur: kryeministri Edi Rama, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut kanë dalë në një konferencë për shtyp mbas përfundimit të samitit të Bashkimit Europian. Kovačevski ka shprehur zhgënjimin për faktin që Bashkimi Europian nuk po i mban premtimet ndonëse Maqedonia e Veriut ka rreth 20 vjet që i ka hyrë rrugëtimit europian.
"Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të lejojë vendet e treta që të përfitojnë nga situata e krijuar"-tha Kovaçevski.