Flash

"Për ju jam vllau i Vuçiçit"/Rama ironi me gazetarët: Jam më shumë pro-serb

Lapsi.al 20 June 2022
"Për ju jam vllau i Vuçiçit"/Rama ironi me

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e Kosovës, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj gazetarëve. Duke iu përgjigjur një pyetje të një gazetari nga mediat kosovare Rama tha se me Kurtin ka një marrëdhënie të mirë dhe se do përpiqet të jetë 'vëllai' i të dyve.

“Pro serb? Sigurisht. Unë jam vëllau i Vuqiqit’. Por përtej kësaj unë dua të them se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne na duhet të bëjmë ccmos që të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, që jo pa arsye është edhe pjesa më e prapambetur ekonomikisht. Nuk hyj në çështjen e administrimit të dialogut Serbi-Kosovë, është çështje ekskluzive e atyre që Kosova ka zgjedhur, si kundër nuk besoj që qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar. Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim, njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon shqiptarëve të Kosovës, gjithë rajonit. Dua ta përsëris që me Albinin ne kemi një marrëdhënie që është e kahershme, shumë miqësore dhe do jetë e tillë gjithmonë, por juve ju duket si shkaka, po kjo është e vërteta. Ne jemi të qetë dhe po të shokoni kur jemi baskë volumin e qeshjeve dhe autoironisë që na bashkon reciprokisht mbase do habiteni dhe do thoni ky nuk qenka vëllau i Vuqiqit, por i Albinit. Më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen.", tha Rama.

Të këshilluara

Rama: Open Balkan as na bashkon, as na ndan

Gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës është diskutuar edhe çështja e Ballkanit të Hapur. Ndonëse kanë theksuar se ...

14:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46