Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Sherri brenda Foltores/ Evi Kokalari: Njerëzit e Këlliçit më erdhën me ngacmime seksuale!

Lapsi.al 17 June 2022
Sherri brenda Foltores/ Evi Kokalari: Njerëzit e Këlliçit

Përballja me Belind Këlliçin në gjykatë është e mirëpritur nga Evi Kokalari, që thotë se kjo ishte e vetmja mënyrë për të bërë publike votat e tij në Këshillin Kombëtar, duke ekspozuar kështu lobimin për të cilin e akuzon prej kohësh.

Në përgjigjen që i dha Këlliçit pas njoftimit për t'u përballur në gjykatë, Evi Kokalari e akuzoi atë se i ka dërguar njerëz me sulme nga më të ultat, përfshirë edhe ngacmimet seksuale. Kjo është përplasja e parë brenda Foltores dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qëndruar në heshtje deri tani.

Belind Këlliçi mori numrin më të madh të votave nga antarët e tjerë të kryesisë, por pak ditë më vonë ai nuk arriti të zgjidhej nënkryetar i Partisë Demokratike.

https://lapsi.al/2022/06/17/belind-kellici-shuan-zerat-se-pas-evi-kokalarit-qendron-berisha-shpifjet-i-perdori-i-pari-erion-veliaj/

BELIND KELLICI ME DOLI NE SHTEG!!

E falenderoj Belind Kellicin për padine ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qënë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar.

Une votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë.

Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin.

Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t'ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike.

Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ngacmimet seksuale, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet e hapura dhe ballore, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum.

Nejse, më vjen mirë që më dole në shteg!!

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46