Flash

Policia arreston 50-vjeçarin që dhunonte vajzën e mitur, i gjen edhe municione

Lapsi.al 14 June 2022
Policia arreston 50-vjeçarin që dhunonte vajzën e mitur, i gjen

Policia e Tiranës njoftoi se së fundmi ka arrestuar gjashtë persona për vepra të ndyshme penale.

Nga njoftimi i policisë, mësohet se një 50-vjeçar është arrestuar pasi dhunonte vajzën e tij të mitur.

Pas kontrollit në banesë, këtij shtetasi i është gjetur edhe municion luftarak, si dhe dhe konstatuan se vidhte energjinë elektrike.

Detaje nga policia: 

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa dhe kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 21 vjeç, pasi ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Bathore, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, në banesë, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak, si dhe konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Klajdi Arapi, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestuan në flagrancë shtetasit:

- F. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

- Sh. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

---

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Z., 34 vjeç, banues në Përmet, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”. Ky shtetas, gjatë kohës që ka punuar si agjent shitjesh në një subjekt, ka shitur produkte pa dorëzuar faturat dhe ka përvetësuar shumat e të ardhurave nga shitjet e kryera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit E. K., 19 vjeç, sepse ka kanosur shtetasin B. Xh., për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj shtetasit E. K., pasi e ka goditur me grusht.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI