Flash

Përplasjet e bandave në Nikël, Marklen Haka kishte mbërritur në Shqipëri një ditë para atentatit

Lapsi.al 10 June 2022
Përplasjet e bandave në Nikël, Marklen Haka kishte mbërritur

Kanë dalë detaje të tjera nga atentati me 17 plumba automatiku MP-5 ndaj Marklen Hakës, në Nikël të Fushë-Krujës.

Objektivi i këtij sulmi me armë mësohet se kishte mbërritur në Shqipëri vetëm një ditë më parë.

Lëvizjet e Hakës, kanë qenë në monitorim sapo ai është parë në fshat, dhe për pasojë kundërshtarët e tij në zonë, kanë vënë në zbatim planin për ta ekzekutuar.

Marklen Haka, është kapur në befasi teksa udhëtonte me një “Golf 6”, nga zona e Tapizës në drejtim të Niklës.

Një automjet tip “Audi” me xhama të zinj, është afruar dhe në drejtim të Hakës, ka qëlluar 17 herë, por pa mundur ta ekzekutojë atë.

Kundërshtarët kanë pasur informacion të saktë për mbërritjen e Hakës në Shqipëri, pasi prania e tij ishte vënë re në rrugët e fshatit Nikël.

Ngjarja e dy ditëve më parë dyshohet se lidhet për shkak të hasmërisë që ka familja Haka me një familje tjetër dhe një tjetër pistë është ajo e konflikteve mes anëtarëve të grupeve kriminale në zonën e Fushë-Krujës./ Ora news

Të këshilluara

Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 253 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozi...

15:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI