Flash

Qeveria miraton një milion euro ndihmë financiare humanitare për qeverinë e Ukrainës

Lapsi.al 10 June 2022
Qeveria miraton një milion euro ndihmë financiare humanitare për

Qeveria ka njoftuar se do të japë një milion euro ndihmë financiare në mbështetje të Ukrainës pas pushtimit rus.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të Shtetit.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, ndihmën për Ukrainën e premtoi më 5 maj në Konferencën e Donatorëve në Varshavë.

Njoftimi: 

Qeveria ka vendosur të japë ndihmë humanitarë në shumën 1 milionë euro për Ukrainën.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave. Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Të këshilluara

Berisha sulmon Alibeajn dhe Gaz Bardhin

Sali Berisha e bëri të qartë se nuk do të marrë pjesë në dy komisionet parlamentare për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. I pyetur nga gazetari i Gaze...

13:01

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI