Flash

Rrahu nënën dhe bashkëjetuesen, në pranga 21-vjeçari nga Maliqi

Lapsi.al 7 June 2022
Rrahu nënën dhe bashkëjetuesen, në pranga 21-vjeçari

21-vjeçari A. SH nga fshati Vashtmi i Maliqit ra në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe bashkëjetueses.

Policia bën me dije se i riu akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëjetuesen dhe nënën e tij, shtetaset E. T., 21 vjeçe dhe A. Sh., 42 vjeçe," njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI