Flash

Detaje/ Kush është i arrestuari për vrasjen e prostitutës shqiptare dhe transgjinorit italian

Lapsi.al 7 June 2022
Detaje/ Kush është i arrestuari për vrasjen e prostitutës

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri në Sarzana të Genova. Policia vendase ka arrestuar një 32-vjeçar tëidentifikuar si Daniele Bedini me profesion artizan dhe që jeton në Massa. Ai akuzohet se të njëjtën ditë ka vrarë edhe një mashkull transgjinor, trupi i të cilit u gjet pak metra vendit të vrasjes së vajzës së re shqiptare.

Hetuesit italianë kanë zbardhur pamjet e kamerave të sigurisë. Për momentin, 32-vjeçari akuzohet vetëm për vrasjen e Nevilës. Bedini u mor në pyetje në një seancë mjaft të gjatë nga hetuesit. Avokati i tij Rinaldo Reboa u tha medieve se klienti e sheh vetën “pa lidhje me ngjarjet dhe akuzat”.

“Elementi i vetëm që i shtyu hetuesit të ndalonin klientin tim është raportimi i babait të tij për vjedhjen e armës pak ditë para vrasjeve” – tha ai.

Hetuesit mendojnë se vrasja e transgjinorit 43-vjeçar me profesion parukiere është bërë për shkak se ka parë autorin duke fshehur trupin e shqiptares. Pjetri u vra me dy të shtëna pistolete në kokë. Goditja e parë është në ballë dhe tjetra pas veshit të majtë. Ende për t'u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI