Flash

"Të firmosë dhënien e 137 Ha prona në bregdet", gazetari që parashikoi Bajram Begajn për President

Lapsi.al 3 June 2022
"Të firmosë dhënien e 137 Ha prona në bregdet",

Bajram Begajn duket se e ka parashikuar si president të ardhshëm gazetari Klodian Tomorri përmes një reagimi dy ditë më parë. Nuk e ka përmendur me emër, por ka thënë se ai do duhet të jetë një president që të firmosë dhënien e pronave të ushtrisë në bregdet për klientët e qeverisë.

"Kur Partia Socialiste thote qe Presidenti te jete i ndryshem nga Meta, e ka fjalen qe te firmose ato te nemura letra per te nxjerre nga Plani i Perhapjes se Marines 137 hektare ne bregdet. Kane 5 vjet qe po lodhen dhe nuk po i marrin dot. Jane 60 per qind e te gjithe pronave qe kane bazat e forces detare. Do ishin bere me dhjetra fshatra turistike, hotele dhe resorte tani. Per nje cope firme. Ja pra, Presidenti i ri nuk duhet te jete kunder zhvillimit se na nxin imazhin e Shqiperise neper bote. Sa te emerojme nje President qe e do zhvillimin, pastaj do luftojme me hunj per te mbrojtur Atdheun. Se Komanden e Forces Detare do e zhvendosim ne Skrapar. Por keto jane thjesht demet e vogla kolaterale te progresit", shkruante Klodian Tomorri. 

Dhe duket se Presidenti i ri i Republikës është pikërisht një person që i njeh mirë lëvizjet me pronat e ushtrisë në zonat bregdetare. Bajram Begaj është kallëzuar nga kolegu i tij ushtarak Artur Mecollari në prill 2021 në SPAK për "shpërdorim detyre" lidhur me nxjerrjen nga inventari i ushtrisë të disa pronave në zona të lakmuara bregdetare dhe dhënia e tyre për kompani pranë qeverisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI