Flash

Murrizi thirrje Berishës: Hapni partinë, s’fitohet vota me Whatsapp

Lapsi.al 3 June 2022
Murrizi thirrje Berishës: Hapni partinë, s’fitohet vota me

Myslim Murrizi ka qenë kritikë me Sali Berishën në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar. Teksa mori fjalën ai tha se në Kryesinë e re të PD janë njerëz të Lulzim Bashës, por kanë mbetur jashtë cuditërisht të votuar si Bardh Spahia që fitoi Bashkinë Shkodër.

"Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet Whatsapp jemi të pabesueshëm para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushtet unë them se nuk e kemi kaluar lumin. Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet Whataspp bëjnë atë që thotë Berisha. Janë të mirë, por për çfarë për miq apo krushq. Çfarë është kjo grykësi…Miq më thonë me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën ? Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar… Që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar. Nxirrni , bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz vijnë nga pas. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament , lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar i Kryesisë pa votues", tha Murrizi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI